Pite me suxhuk nga zonja Albana

23 Mars 2022, 10:50

Pite me suxhuk

Përbërësit:

1 gotë qumësht i ngrohtë

1 gotë ujë i vakët

½ gotë vaj ulliri

1 kokërr vezë

1 lç sheqer

1 lgj kripë

7 gr maja birre

1 kg miell

1 lgj fara susami

Mbushja:

Suxhuk

Gjizë

Speca

Domate qershi

Përgatitja:

Në një enë vendosim qumështin dhe ujin e vakët, vajin e ullirit, vezën, kripën, sheqerin dhe majanë. I rrahim me tel dhe më pas shtojme miellin gradualisht, zemë brumin dhe e lemë të pushojë për 1-2 orë.

Më pas lyejmë duart me vaj dhe fillojmë realizojmë kuleçë sa masa e dorës. I vendosim në një tavë të lyer me vaj dhe fillojmë përgatisim mbushjen. Suxhukun e presim në pjesë të vogla dhe e përziejmë me gjizën dhe specat e grirë. Vendosim mbushje në mes të çdo kulaçi duke e shtypur me dorë. Në fund i lyejmë kuleçët ose pitet e mbushura me një të verdhë veze, i spërkasim me fara susami. Shtojmë dhe disa domate qershi dhe i vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.