Plazhi i Pogradecit “popullohet” në vjeshtë nga shpendët

4 Tetor 2022, 16:01

Një pamje e veçantë është parë në këto ditë të para të tetorit në plazhin e Pogradecit. Dhjetra ishuj të vegjël rëre, të krijuar nga rrymat e ujit shumë pranë bregut, janë populluar nga shpendë të ndryshëm të liqenit, të cilët si duket shijojnë rrezet e diellit dhe qetësinë e liqenit. 
Gjatë stuhive të ndrysheme, Liqeni i Pogradecit krijon grumbullime rëre që të japin përshtypjen e ishujve të vegjël, por ditët e ngrohta të vjeshtës i popullojnë këto grumbuj rëre me shpendë të llojeve të ndryshme dhe në numër të lartë. 
Pamjet nuk janë të zakonta, teksa numri i miniishujve të krijuar është i madh përgjat vijës bregliqenore.

    No videos found.