Posteri Këlliçit me gishtin e mesit, Vangjeli në ‘Kontrast’: Vulgare dhe i padobishëm! Lakuriqësi që do t’i kushtojë! Gjonaj: Të tërhiqet nga gara nëse ka dinjitet

26 Prill 2023, 14:48

Posteri i kandidatit të dyshes Berisha-Meta për Tiranën, Belind Këlliçi, i cili nxjerr dy gishtat e mesit, ndërsa u kërkon votën qytetarëve, ka ndezur polemika. Për analistin Lorenc Vangjeli, personi që i ka dhënë idenë Këlliçit për posterin nuk e ka menduar gjatë dhe pikërisht kjo gjë do t’i kushtojë në zgjedhje. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Vangjeli u shpreh se posteri është një pasaporte e printuar keq dhe krejtësisht e padobishme