“Presidenti si gangster i vitit ’93”, emigranti ia numëron politikanëve bëmat e fatkeqësitë

28 Mars 2021, 13:10 | Përditesimi i fundit: 2021-03-28 13:10:19

Në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju” duke folur për temën e ditës mbi vaksinimin masiv, një prej telefonuesve tha se propozon të gjendet një vaksinë për tërbimin e presidentit që sipas tij po kryen “luftë” me institucionet. Ai tha se është emigrant dhe drejtoi kritika ndaj Metës si udhëheqës shteti. Duke folur politikisht mbi zhvillimet e kaluara në vend dhe ato që ndodhin sot, emigranti u ankua për situatën që po kalon Shqipëria dhe për cështjen e zgjedhjeve me mënyrën sesi Basha po bën fushatë duke grumbulluar njerëz në shesh. T’u sekuestrohet të gjithëve pasuria, ka thënë ai dhe të vihet drejtësia në vend!