Publikim të dhënave të publikuar nga hakerat? Vangjeli: Jemi në luftë, të sillemi si në situatë të tillë! Bushka: Informacionet kanë dalë nga armiq

3 Tetor 2022, 19:23

A duhet t’i publikojnë mediat të dhënat të cilat janë nxjerrë nga një sulm kriminal kibernetik ndaj Shqipërisë? Analisti Lorenc Vangjeli ka qenë shumë i prerë sot në ‘Kontrast’ në Report Tv se vendimi për një çështje të tillë është jo vetëm profesional por edhe patriotik.Sipas tij vendi është në një luftë, ndaj edhe sjellja e gjithkusht duhet të jetë si në një situatë lufte.