Puding me hurma dhe banane nga zonja Albana

22 Nëntor 2022, 14:03

Puding me hurma dhe banane
Përbërësit:

  • 2 hurma
  • 2 banane
  • 1 fk arra
  • 1 fk kakao
  • Arrë kokosi

Përgatitja:
Qërojmë bananet, i ndajmë në feta dhe i vendosim në një blender kuzhine. Shtojmë pjesën e tultë të hurmave, arrat dhe kakaon. Realizojmë një masë kremoze të cilën e hedhim në gota ëmbëlsirash duke i spërkatur në fund me pluhur arrë kokosi.