Puka, parajsa e mikpritjes dhe aventurës, destinacioni i pranverës për 2019-ën

1 Prill 2019, 12:44

Fundjavat nuk janë më për të ndenjur në shtëpi. Janë të shumtë njerëzit që zgjedhin destinacione të ndryshme, kjo falë edhe guidave të shumta apo agjensive të ndryshme që organizojnë udhëtime një ditore. Nga qytetet dhe vendet e bukura që ka vendi ynë, nga veriu në jug, këtë herë Flora Xhamani Baba nga Revista "Travel" ka veçuar Pukën, parajsa e mikpritjes dhe aventurës. Nga studio e emisionit “Rreze Dielli” në Report Tv, Xhamani-Baba u ndal te transformimi që ka pësuar qyteti së fundmi, por edhe ushqimi i mirë, ajri e uji i pastër që të ccojnë me kënaqësi drejt verilindjes.

Puka është ofruar si një prej 5 qyteteve të vogla shqiptare me të cilat do të dashuroheni kur ti vizitoni. Puka ka disa të reja. e para është ristrukturuar i gjithi si qytet dhe ka tashmë një zonë këmbësore shumë të bukur. Puka ka një tipar shumë interesant që nuk është prekur nga urbanizimi, vazhdon të duket si një qytet i bukur alpin me stil gjerman. Ka edhe liqenin pranë që tashmë i është shtuar një zinxhir shumë i bukur shëtitoreje. nëse do të këroni do të shihni që Puka është kthyer në nëj qytet aq të bukur sa do të keni dëshirë ta shëtisni në këmbë. Në Pukë gjenden gjithastu hanet ose bujtinat me kuzhinën tradiconale dhe me një ccmim shumë të lirë krahasuar me të gjitha vendet e tjera malore që ofrojnë pushime fundjavore.