Qofte me fasule nga zonja Albana

1 Nëntor 2022, 10:59

Qofte me fasule

Përbërësit:

  • 500 gr fasule
  • 1 qepë të grirë imët
  • 2 thelpinj hudhër
  • 3 kupa miell
  • 1 vezë
  • Majdanoz
  • Piper i kuq
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fasulet e ziera mirë i bashkojmë me qepën e grirë imët, hudhrën e shtypur, miell, vezë, majdanoz të grirë, kripë, piper. E punojmë mirë brumin dhe e lemë për pak minuta. Më pas skuqim qoftet lugë -lugë dhe i servirim spërkatur me pak lëng limoni.