Qofte me gjizë të mbushura me proshutë
Përbërësit:
- 7 lgj gjizë
- 1 vezë
- 8 lgj miell
- 1 pako fryrës
- Proshutë FIX
- Djathë pice
- Miell, vezë, galetë
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Përziejmë gjizën me vezën, shtojmë miellin dhe fryrësin. Krijojmë masën e brumit. Lagim duart me vaj, në mes vendosim proshutë dhe djathë të grirë. Mbyllim brumin si qofte. I kalojmë në miell, vezë, galetë dhe i skuqim në vaj të bollshëm.