Qofte me miell misri dhe djathë nga zonja Albana

15 Korrik 2022, 11:21

Qofte me miell misri dhe djathë

Përbërësit:

  • 2 gota miell misri
  • 1/2 lk sodë
  • 3 vezë
  • 5 lgj djathë kaçkavall dhe të bardhë
  • 3-4 gota ujë
  • Pak miell gruri
  • Nenexhik
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Vendosim fillimisht ujin në një tigan të gjerë dhe sapo uji të marrë valë shtojmë pak kripë dhe hedhim gradualisht miellin e misrit duke e trazuar. Ulim temperaturën e sobës dhe vazhdojmë trazimin me lugë druri. E largojmë tiganin nga zjarri që të bie nxehtësia në mënyrë që të kemi mundësi që qoftet t’i punojmë me duar. Rrahim vezët, shtojmë pak kripë, piper dhe sodën e bukës. Shtojmë vezët tek mielli i misrit, djathin e bardhë të thërrmuar dhe nenexhikun. E punojmë mirë brumin e qofteve me duar dhe më pas realizojmë qoftet, të cilat i skuqim spërkatur me miell gruri në vaj të nxehtë.