Qofte me presh dhe nenexhik nga zonja Albana

11 Mars 2022, 11:36

Qofte me presh dhe nenexhik

Përbërësit:

2-3 presh

2 vezë

100 gr miell

Sodë buke

Nenexhik

Vaj ulliri

Kripë, piper

Vaj për skuqje

Përgatitja:

Pasi kemi grirë mirë preshin e kaurdisim derisa të ulë vëllimin dhe të zbutet. Shtojmë tek preshi kripë, piper dhe nenexhik. E trazojmë mirë dhe e lemë pak të ftohet. Shtojmë tek preshi vezët dhe miellin e trazuar me sodën e bukës. Shtojmë përsëri pak nenexhik që të mbizotërojë aroma dhe realizojmë qofte rrumbullake, të cilat i skuqim  në vaj të nxehtë.