Qofte me presh dhe nenexhik nga zonja Albana

29 Nëntor 2022, 10:47

Qofte me presh dhe nenexhik

Përbërësit:

  • 500 gr presh
  • 2 bishta qepësh
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 tufë nenexhik
  • 2 kokrra vezë
  • 2 gota miell misri
  • 1 gotë kos
  • 1 gotë ujë
  • 1 majë luge sodë
  • 4 lgj djathë i grirë
  • Pak kopër
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Vendosim preshin e grirë imët të kaurdiset së bashku me bishtat e qepëve të njoma. Shtojmë pak kripë dhe e lemë të zbutet mirë me kapak mbuluar. Më pas e vendosim preshin në një tas ku shtojmë miellin e misrit, sodën e bukës, kripën, piperin, nenexhikun, kosin dhe ujin e ngrohtë. E trazojmë mirë dhe në fund shtojmë vezët dhe djathin e grirë. E punojmë mirë brumin dhe realizojmë qofte rrumbullake të cilat i skuqim në vaj të nxehtë ose i vendosim në furrë me letër pjekje për 30 minuta në 180 gradë Celsius. Qoftet me presh sipas dëshirës i servirim me pak kos natyral ose të aromatizuar.