Qofte me salcë dhe pure në tavë nga zonja Albana

13 Korrik 2022, 12:07

Qofte me salcë dhe pure në tavë

Përbërësit:

Për qoftet:

  • 500 gr mish i grirë
  • 2 feta bukë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 kokërr vezë
  • 1 lgj mustardë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • ½ lgj uthull
  • Majdanoz, nenexhik
  • Kripë, piper

Për salcën:

  • 2 kokrra domate
  • 3-4 karafil
  • 1 lgj salcë domate
  • 1 lc sheqer
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudhër
  • Kripë, piper
  •  

Për purenë:

  • 500 gr patate
  • 1 gotë qumësht
  • 1 lgj gjalpë
  • 200 gr djathë kaçkavall
  • ½ tufë majdanoz
  • Kripë, arrë moskat

Përgatitja:

Fillimisht bashkojmë të gjithë përbërësit e brumit të qofteve. E lemë brumin të pushojë për rreth 30 minuta. Ndërkohë kemi vendosur patatet të ziejnë.

Fillojmë përgatisim salcën duke kaurdisur fillimisht qepën e grirë imët. Më pas shtojmë salcën e domates dhe e lemë të marrë valë për pak minuta. Shtojmë erëzat dhe e lemë salcën të lidhet. Ndërkohë skuqim qoftet dhe i vendosim në tiganin e salcës. Në fund shtojmë domatet qershi të cilat i kemi aromatizuar me karafil. E spërkasim me majdanoz dhe e vendosim në furrë për 30 minuta. Në fund përgatisim purenë e patates më të cilën do të shoqërojmë qoftet më salcë.