Qofte me thjerrëza
Përbërësit:
400 gr thjerrëza
4 lgj galetë
1 qepë
Bimë aromatike
Vaj ulliri
Kripë, piper i zi, piper i kuq
Për salcën shoqëruese:
4 lgj kos
1 lgj majonezë
Disa pika lëng limoni
Bishta qepësh
Spec i kuq pluhur
Përgatitja:
Ziejmë thjerrëzat në ujë me kripë, i kullojmë, i kalojmë në blender, shtojmë qepën e grirë, shtojmë bimët aromatike, galetën, kripën, piperin dhe pak vaj ulliri. Të gjitha këto i kalojmë dhe i bëjmë brumë, formojmë qoftet. I marrim dhe i skuqim me pak vaj. Në një tas shtojmë kosin, majonezën, bishtat e qepëve, specin e kuq pluhur dhe pak lëng limoni, i përziejmë dhe i vendosim në frigorifer që masa të bëhet më kompakte, është shoqëruese shumë e mirë e qofteve.