Qytetari i tmerruar nga skena në zyrat e FRD-së: Jam gati të emigroj familjarisht edhe në Serbi

13 Mars 2021, 09:21

I tmerruar ishte një telefonues me atë që ndodhi dje në zyrat e FRD-së. Duke folur në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv zotëria tha se është gati të emigroj familjarisht edhe në Serbi vetëm e vetëm nga ato që i panë sytë dje. Më pas ai pati kritika të shumta për kreun e shtetit protagonist në atë përplasje.