Rajna hap ditarin sekret të gjyshes bullgare / Receta bukurie pa kosto

3 Qershor 2025, 12:39 | Përditesimi: 3 Qershor 2025, 12:39

 

“Kur gjyshja na mësonte të zbukuroheshim natyrshëm”, Rajna Kovaçi zbulon dorëshkrimet e bukurisë së gjyshes bullgare! Rajna Kovaçi sjell në studion e Rreze Dielli një thesar të vërtetë – librin e vjetër të gjyshes së saj, të shkruar me dorë, me receta kuzhine, këshilla dhe maska natyrale për fytyrën dhe flokët, të cilat përdoreshin në Bullgari, në kohën e rinisë së saj. Janë dhjetëra truke të bukurisë dhe sekrete të ruajtura me fanatizëm ndër breza, që Rajna, tashmë nënë dhe gjyshe, i ruan si një trashëgimi e çmuar.

MC/Shqiptarja.com