Rama: Për mandatin e tretë do kemi paketën më të madhe të investimeve në histori

14 Prill 2021, 16:22

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse vendi nuk do kishte përjetuar tërmetin dhe pandemisë, do të kishte shumë kantiere të hapura të aeroporteve dhe porteve të reja.

“Goditja e rëndë e tërmetit dhe pandemia na bëri që të bllokohet procesi i aeroportit të Vlorës që sot do ishim duke parë fundin e punës, ai i Sarandës do ishte në kantier dhe porti i Durrësit dhe i Vlorës të vonohen, për mandatin e tretë do kemi paketën më të madhe të investimeve në histori. Impakti në ekonomi do jetë shumë i fuqishëm në ekonominë e  gjithsecilit, dielli i këtij vendi duhet të ngrohë çdo familje dhe kjo është rruga ku ne do të vazhdojmë me shumë mund”, tha Rama.