Rama për Rrugën e Arbrit: Tregues se duhet të kemi besim te kompanitë shqiptare! Do jetë pa pagesë, jemi totalisht brenda afatit

14 Prill, 16:09

Në intervistën e dhënë për Report Tv nga tuneli i Rrugës së Arbrit, Kryeministri Rama tha se kjo është një punë shumë komplekse që të bën të kesh besim te kompanitë shqiptarë.

"Është një punë komplekse, është përdorur një teknologji e kohës së fundit. Kjo është një arsye shumë e fortë për të besuar të kompanitë shqiptare që deri më tani kanë arritur një nivel ndërkombëtar", tha Rama.

Pyetjes se a është vonë puna për këtë rrugë, Rama tha se kompania është totalisht brenda afatit.

'Ne e nisëm me një proces të mbartur, me negociata me kinezët, negociatat nuk përfunduan me sukses për shkak të kushteve dhe pastaj hymë në një proces tjetër. Gjithnjë punët publike, sidomos në vepra kaq komplekse, kanë gjithmonë vonat e tyre. Por kompania është brenda afatit totalisht. Madje edhe në rast se përfundon brenda verës përsëri është brenda afatit', vijoi ai.

Kryeministri premtoi se rruga do të jetë pa pages  për të gjithë qytetarët.

'Kjo është një rrugë e cila bëhet me PPP për 2 arsye, së pari pasi në rast se do të shfrytëzonin buxhetin tonë do të ishte e pamundur dhe do të na duhej të spostonim shumë para nga të tjera programe të rëndësishme. Ose do të prisnim 13 vite për të bërë rrugë ose e bëjmë rrugën dhe e shlyejmë për 13 vite. Dhe arsye e dytë është se rruga do të jetë pa pagesë për njerëzit dhe mirëmbajtja do të kryhet nga kompania. Pra ne do të japim financim edhe për mirëmbajtje dhe njerëzit do ta kenë pa pagesë. Dhe autostrada Milot-Fier, e kombinuar me Milot-Muriqan, do të jetë me pagesë. Sigurisht e koordinuar me rrugë të tjera alternative", tha Rama.

Rama tha se Rruga e Arbrit do të sjellë një zhvillim fantastik.

"Kjo rrugë dhe ajo e lumit të Vlorës janë dy akse fantastike të një Shqipërie që nuk e njohim, kam zbuluar këtë zonë, që për 99% e shqiptarëve do jetë një parajsë tokësore ku ka varfëri se ka pasur izolim të madh dhe ku mrekullitë e natyrës mund të kthehen në një aset fantastik për të zhvilluar turizmit. Pogromet zhvillimorë të këtyre zonave janë të hapura, ne do të kemi 5000 euro për çdo emigrant që investon në shtëpinë e babës apo gjyshit", u shpreh Rama.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha