Receta e ditës - Biskota festive si të gjyshes dhe receta për makarona me brokoli e salçiçe / Pjesa e dytë

12 Dhjetor 2019, 14:47

Makarona me brokoli dhe salçiçe

Përbërësit:

500 gr brokoli

300 gr salçiçe (e pagatuar)

320 gr makarona

Spec pikant

2 thelpinj hudhra

4 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

2 lugë gjelle parmixhan i grirë

Përgatitja:

Pastrojmë brokolin, e ndajmë atë në boçe të vogla dhe e shpëlajmë.

Largojmë cipën e salçiçeve dhe formojmë mishin e tyre.

Vendosim tenxheren me ujë me kripë për të valuar, shtojmë brokolin dhe e lëmë të ziejë për 6 minuta.

Ndërkohë në një tigan me 4 lugë gjelle vaj ulliri shtojmë 2 thelpi hudhra dhe pak spec pikant.  Sapo hudhrat të fluskojnë në vaj, shtojmë mishin e salçiçeve të thërrmuar dhe i kavardisim derisa mishi të marrë ngjyrë. Largojmë hudhrat nga tigani, shtojmë brokolin dhe i përziejmë. Pasi largojmë brokolin nga tenxherja shtojmë makaronat dhe i lëmë të ziejnë një minutë më pak nga koha e shkruar në etiketë. Pasi i kullojmë makaronat i shtojmë në tiganin me mish dhe brokoli, i trazojmë duke i shtuar një garuzhde lëng nga uji i makaronave. Shtojmë parmixhanin, e përziejmë sa të shkrijë dhe i servirim menjëherë.