Receta e ditës - Bullgur me perime dhe kallamarë e karkaleca me salcë domate / Pjesa e parë

28 Janar 2019, 09:44

Receta e parë: Bullgur me perime

Përbërësit:

1 gotë uji bullgur kokërrmadh

1 lgj vaj ulliri

1 kokërr qepë

½ karrotë

1 kungulleshkë

1 selino

½ gotë çaji bizele

1 kokërr domate e qëruar

1 spec jeshil

Nenexhik i freskët

1 lugë margarinë

2 gota ujë i zier

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Vendosim në një tigan vajin e ullirit së bashku me margarinën. Sa të ketë shkrirë nargarina i shtojmë qepën, kungulleshkën, karrotën dhe selinonë dhe i kaurdisim ato për 3 minuta. Shtojmë specin jeshil të prerë në kubikë dhe e kaurdisim akoma për 1 minutë. Shtojmë domatet dhe i trazojmë të gjitha së bashku edhe për një minutë. Shtojmë bizelen. Më pas të gjithë të tjerat me rradhë si bullgurin, kripën, piperin e zi, ujin dhe nenexhikun e freskët. I lëmë të ziejnë në zjarr të lehtë për 15 minuta. Pasi të kenë zier të gjitha i lëmë të pushojë 20 minuta dhe më pas i servirim.