Receta e ditës - Bullgur me perime dhe kotoleta pule me salcë domate / Pjesa e parë

17 Janar 2019, 08:31

Receta e parë: Bullgur me perime

Përbërësit:

1 karrotë

 1 kokërr qepë

1 spec i kuq i vogël

1 patate

 2-3 domate për salcë

Një lugë gjelle vaj ulliri

 150gr bullgur

 300 ml ujë           

Përgatitja:

Vendosim në tigan një lugë vaji dhe hedhim perimet e copëtuara . I mbulojmë perimet me ujë dhe i lëmë në zjarr mesatar deri sa ato të ziejnë. Hedhim vazhdimisht nga pak ujë në mënyrë që perimet të mos skuqen, por të ziejnë.

Kur perimet të jenë  gati shtojmë  domatet e grira në dhe sipas dëshirës mund ti shtojmë  piper ose borzilok, sipes deshires, dhe i lëmë të ziejnë për 2-3 minuta.Pastaj shtojmë bullgurin dhe 300 ml ujë dhe e lëmë të ziejë. Shtojmë pak majdanoz sipër dhe është gati për tu servirur.