Receta e ditës - Eskallop viçi me sallatë fasulesh dhe makarona me gjizë e portokall / Pjesa e dytë

7 Janar 2019, 15:05

Receta e dytë: Makarona me gjizë dhe portokall

Përbërësit:

400 gr makarona

2 kunguj të njomë

300 gr gjizë

1 portokall + 1 për dekor

4 lgj vaj ulliri

Kripë dhe piper i bardhë

Përgatitja:

Vendosim tenxheren me ujë të bollshëm për të zier. Hedhim makaronat, shtojmë kripë dhe i lëmë të ziejnë për 5 minuta. Pas 5 minutave shtojmë kungujt e prerë në gjysëm hëne ose në gjatësinë e peneve dhe i lëmë të ziejnë së bashku me makaronta për 5 minuta.

Ndërkohë në një tas vendosim gjizën, 1 lugë kafeje lëkurë portokalli, lëngun e 1 portokalli, 6 lugë gjelle lëng makaronash nga tenxherja që po ziejmë, kripë, piper të bardhë e vaj ulliri. Të gjitha këto i përziejmë mirë.

Kullojmë makaronat dhe i hedhim në një tas të madh. Shtojmë në to salcën me gjizë që përgatitëm. I përziejmë mirë dhe i servirim në moment duke dekoruar pjatën me feta portokalli.