Receta e ditës - Kunguj të mbushur me bullgur e mish dhe petulla me petë (Llokumet e Kosovës) / Pjesa e parë

24 Janar 2019, 09:43

Receta e parë: Kunguj të mbushur me bullgur dhe mish

Përbërësit:

3-4 kunguj të njomë

300 gr mish i grirë

1 kokërr qepë

1 gotë bullgur

1 lç kumin

1 lç trumëz

1 lç nenexhik i thatë

1 lç borzilok

Kripë dhe piper i zi

1 lç salcë

1 filxhan çaji ujë i nxehtë

Për servirje:

Kos

2 lgj gjalp

1 lk piper i kuq

Përgatitja:

Lajmë dhe pastrojmë kungujt , i presim ata në feta rrumbullake me trashësi 1, 5 cm. I trazojmë tulin brenda duke i lënë ato në formë unaze. Në një tas bashkojmë mishin e grirë, qepën e grirë në reende, bullgurin, kuminin, trumzën, nenxhikun , borzilokun , kripën dhe piperin e zi. I përziejmë mirë të gjithë këto përbërës dhe mbushim me të hapësirat bosh të kungujve.

I rendisim ato në një tenxhere, i spërkatim me vaj ulliri dhe shtojmë 1 filxhan çaji ujë të nxehtë. Vendosim kapakun dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta, më pas i mbulojmë me pecetë dhe i lëmë të pushojnë për 15-20 minuta dhe më pas i servirim. Vendosim 1 racion në një pjatë dhe e spërkatim me kos. Ndërkohë shkrijmë gjalpin dhe shtojmë në të 1 lugë kafeje piper të kuq. E spërkatim mbi kos me gjalp dhe piper dhe më pas e shërbejmë.