Receta e ditës - Mëlçi pule me domate e vezë dhe sallate me makarona e spinaq / Pjesa e dytë

5 Prill 2019, 11:19

eceta e dytë: Sallatë me makarona dhe spinaq

Përbërësit:

1 gotë makarona klitharaqe

1 filxhan ullinj të zi

5-6 domate të thara ne vaj

1 filxhan me djath ne kubik

1 tufë spinaq baby

2 lgj kopër e prerë hollë

1 thelpi hudhër

lëkurë dhe lëng limoni

3-4 lgj uthull të bardhë

4 lgj vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë të valuar ziejmë makaronat klitharaqe për aq sa është shënuar minutazhi në etiketë. I shpëlajmë me ujë të ftohtë që të mos zbuten dhe i vendosim në një tas.

Në një tas tjetër vendosim ullinjtë e prerë në gjysma, domatet e thata të prera imët, spinaqin e prerë hollë dhe koprën.

Grijmë pak lëkurë limoni, i përziejmë me hudhrën e grirë hollë, lëng limoni, uthull, kripë, piper e vaj. I përziejmë mirë në një tas të vogël dhe e shtojmë tek tasi me spinaq. I përziejmë mirë e më pas i shtojmë  djathin e thërrmuar dhe mbulojmë tasin duke i vendosur në frigorifer për 2 ose 3 orë dhe më pas e shërbejmë.