Receta e ditës - Pastiçe me patëllxhanë e proshutë dhe tavë dheu / Pjesa e dytë

8 Janar 2020, 14:37

Tavë dheu (fërgesë)

Përbërësit:

400 gr mish viçi (tul)

1 qepë

3 thelpinj hudhra

1 spec

Kripë dhe piper i zi

1 lugë gjelle miell

½ lugë salcë

2-3 domate ( të pjekura)

1/2 gotë ujë i nxehtë

200 gr gjizë

Vaj ulliri

1 lugë çaji gjalp

Majdanoz

Përgatitja

Vendosim tiganin me vaj dhe gjalp sa të shkrijë gjalpi, shtojmë në të qepën të grirë imët, e kaurdisim atë sat ë bëhet transparente dhe shtojmë mishin të prerë në kubikë sa një kafshatë normale. I kaurdisim së bashku derisa të marrë pak ngjyrë, shtojmë specat të prerë dhe ato në kubikë të vegjël, I përziejmë së bashku për 2 minuta, shtojmë një lugë gjelle miell dhe e përziejmë mirë, gjysmë luge salcë dhe sa ta përziejmë për 30 sekonda shtojmë domatet të grira shumë hollë (pa lëkurë), e lëmë sa të marrë valë dhe shtojmë ½ gote ujë të nxehtë dhe e lëmë të ziejë në temperaturë mesatare derisa mishi të shpohet me pirun. Ulim temperaturën ose largojmë tiganin dhe shtojmë pak vaj ulliri, gjizën ose rikotën dhe pasi e përziejmë mirë, e transferojmë në një tavë dheu të ngrohur më parë në furrë dhe e vendosim sërish tavën e dheut në furrë, për 15 minuta, në temperaturë 200 gradë Celsius.