Pastiçe me patëllxhanë dhe proshutë
Përbërësit:
400 gr makarona bucatini (Stella)
450 gr patëllxhanë
150 gr proshutë
4-5 vezë
300 ml pana gatimi
Kripë dhe piper i zi
Majdanoz dhe 1 thelpi hudhër
125 gr mozzarella
Përgatitja:
Ziejmë makaronat për gjysmën e minutazhit të shkruar në etiketë. Ndërkohë presim patëllxhanin në feta të holla, i spërkatim me pak kripë dhe i lëmë për 10 minuta. Lyjmë një tavë drejkëndëshe me pak yndyrë dhe pasi kullojmë makaronat, 1/3 e tyre i shtrojmë si bazë në tepsi.
Mbi makaronat vendosim fetat e patëllxhanit të tharë nga uji që kanë nxjerrë. Mbi patëllxhanët vendosim proshutën.
Kështu veprojmë duke alternuar shtresa në këto përbërës.
Në fund mbyllim shtresën e fundit me makarona. Në një tas rrahim vezët, shtojmë kremin e panës , 1 thelpi hudhër, kripë, piper të zi, majdanoz të grirë shumë hollë. E shtojmë mbi makarona dhe në fund vendosim mozzarellën të grirë në rende. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 170 gradë Celsius, për 50 minuta. Servirim pastiçen me sallatë me rukola e domate qershi.