Receta e ditës - Patëllxhanë me patate e vezë dhe çorbë me pulë, perime e oriz / Pjesa e parë

30 Shtator 2019, 13:19

Patëllxhanë me patate dhe vezë 

Përbërësit:

½ qepë e kuqe

3 lugë gjelle vaj ulliri

2 patëllxhanë (250gr)

2 patate (300 gr)

Kripë dhe peper I zi

1 lugë kafe kumin

Pak hudhër pluhur

1 lugë kafe piper I kuq

2 lugë gjelle pure domate

2 lugë gjelle majdanoz I grirë

3 kokrra vezë

125 gr mozzarella

Përgatitja:

Pastrojmë perimet dhe  presim ato, si patëllxhanet dhe patatet në kubikë me brinjë 1 cm.

Vendosim patatet në një tenxhere me ujë plus 1 lugë kripë dhe i lemë të ziejnë derisa të zbuten (aldente).

Ndërkohë në një tigan të gjerë vendosim 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe kavardisim qepën të prerë imët derisa ajo të bëhet transparente. Shtojmë patëllxhanët dhe vazhdojmë të kavardisim, më pas vendosim kapakun për 3-4 minuta derisa patëllxhanët të ulin volumin por dhe të jenë zverdhur pak.

Rregullojmë shijen me kripë dhe peper të zi plus kumin + hudhër pluhur+piper të kuq+dy lugë gjelle pure domate +majdanoz të grirë imët, i trazojmë për një minutë, kullojmë patatet dhe largojmë tiganin nga zjarri.

Shtojmë patatet dhe i përziejmë me patëllxhanet.

Rrahim 3 kokrra vezë+ kripë+piper dhe e hedhim në patatet me patëllxhan. Nuk e trazojmë më, por vendosim kapakun dhe me disa lëvizje të lehta të tiganit e lëmë vezën të mpikset. Vendosim tiganin në zjarr.

Grijmë me rende djathin mozzarella dhe e shpërndajmë në të gjithë sipërfaqen në tigan. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë derisa djathi të shkrijë. Spërkatim me majdanoz dhe e servirim të shoqëruar me sallatë.