Supë tortilla
Përbërësit:
1 qepë
5 thelpinj hudhra
1 spec jeshil (pikant)
2 speca të kuq ( të pjekur)
1/2 tufë majdanozi
4 domate ose 1 kuti domate
3 peta tortilla
300 gr fileto pule
Kripë, piper i zi, rigon
1 litër lëng pule
150 gr misra
1 limon
1 avokado
Vaj ulliri
Përgatitja:
Në një blender vendosim qepën, hudhrat, specin pikant, 2 speca të kuq, majdanozin dhe domatet. I kalojmë në blender dhe I kthejmë në pure
Në një tigan të thellë me 3 lugë gjelle vaj ulliri, kavardisim ourenë e mësipërme duke e trazuar derisa të mos ketë më ujë por të thahet pak në yndyrë.
Shtojmë lëngun e pulës te salca dhe e lëmë të ziejë 10 minuta. Shtojmë misrat plus, një spec të prerë në kubikë të vegjël dhe lëngun e limonit.
Marinojmë fileton e pulës me kripë, piper dhe rigon dhe i skuqim derisa të marrë një ngjyrë të verdhë. Më pas i presim në copa të vogla dhe shtojmë copat e pulës në tenxhere për të valuar pak. Presim tortillat në shirita dhe i skuqim në tigan sat ë zverdhen. Shërbejmë supën duke vendosur mbi të 1 dorë me tortilla të skuqura plus fetë avocadodhe pak qepë në kubikë, djathë të thërmuar dhe majdanoz.