Receta e ditës - Pite me bukë dhe supë me presh e limon / Pjesa e dytë

28 Janar 2019, 15:52 | Përditesimi i fundit: 2019-01-28 15:54:36

Receta e dytë: Supë me presh dhe limon

Përbërësit:

700 gr presh 
300 gr patate 
2 thelpinj hudhër 
1 lç kerri 
1 lk lëkurë limoni 
3-4 lgj lëng limoni 
Kripë dhe piper i zi 
Kopër 
4 lgj vaj ulliri 
800 ml lëng pule

Përgatitja:

Ngrohim vajin e ullirit, shtojmë në të hudhrat e prera në feta dhe preshin e pastruar dhe të prerë hollë në unaza. I kaurdisim derisa preshi të ulë volumin. Shtojmë pluhurin kerri, e trazojmë që të shpërbëhet në yndyrë dhe shtojmë patatet e prera në copëza të vogla. I trazojmë duke shtuar më pas lëngun e pulës. Vendosim kapakun dhe e lëmë supën të ziejë për 15 minuta.

Pasi patatet të jenë zier , shtojmë lëkurën dhe lëngun e limonit dhe e kalojmë supën në blender duke e kthyer në krem. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e vendosim përsëri të marrë një valë të lehtë. E servirim të ngrohtë duke e pudrosur me pak kopër të freskët.