Receta e ditës - Pite me kungull e djath me tërshërë dhe burani me spinaq e mish / Pjesa e parë

8 Maj 2019, 13:21

Pite me kungull dhe djath me tërshërë

Përbërësit:

4-5 kokrra vezë

600 gr kungull të njomë

1 karrotë

1 thelb hudhër

1 lugë gjelle majdanoz

1 lugë gjelle kopër

4 lugë gjelle salcë kosi

1 filxhan ccaji tërshërë

3-4 lugë gjelle miell

1 lugë kafe pluhur pjekës

250 gr djath i bardhë

Kripë dhe piper i zi

1 filxhan kafe vaj ulliri

Përgatitja:

Lajmë dhe presim në kubikë shumë të vegjël me brinjë 0,5 cm kungujt. Karrotën e presim në rende, hudhrën e presim imët dhe I vendosim në një tas. Rrahim vezët e plota në një tas të madh. Shtojmë kripë, vaj, perimet e grira, djathin e thërrmuar, majdanoz, kopër dhe I përziejmë me vezën. Në fund shtojmë tërshërën e grirë në miell, pluhurin pjekës, miellin dhe I përziejmë me lugë druri deri sat ë formohet një brumë I trashë. Shtojmë salcën e kosit dhe brumi lërohet deri sa mund të derdhet nga luga.

Lyejmë një tepsi me vaj dhe e pudrosim me miell. Shtrojmë brumin e përgatitur dhe e vendosim në furrën e parangrohur 190ºC për 30 minuta.