Receta e ditës - Qofte me patate të pjekura dhe makarona me kungull e karkaleca / Pjesa e dytë

19 Dhjetor 2019, 15:04

Makarona me kungull dhe karkaleca

Përbërësit:

320 gr makarona

300 gr karkaleca

350 gr kungull

2 thelpinj hudhra

Pak spec pikant

Majdanoz

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

 Përgatitja:

Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për të zierë, shtojmë kripë dhe më pas makaronat për të zierë sipas minutazhit në etiketë.

Në një tigan vendosim 2 lugë gjelle vaj ulliri, 1 thelpi hudhër dhe shtojmë në të kunguj të prerë në kubikë ose gjysmërrathë nëse janë të hollë. I kaurdisim herë pas here dhe i mbulojmë pak derisa kungujt të zbuten.

Ndërkohë në një tigan tjetër ngrohim pak vaj dhe 1 thelpi hudhër e grijmë shumë hollë, e shtojmë tek vaji, hedhim pak piper pikant dhe shtojmë në tigan karkalecat vetëm për 3 minuta, duke shtuar edhe majdanoz të grirë.

Në tiganin me karkalecë shtojmë edhe kungujt e gatuar, makaronat e ziera aldente, i përziejmë në tigan të gjitha së bashku duke shtuar pak nga lëngu i makaronave. I përziejmë 2 minuta, kohë të cilën ia lëmë mangut makaronave nga zierja dhe i shërbëjmë të ngrohta.