Receta e ditës - Tortë e mbushur me mollë të karamelizuar dhe qofte perimesh me salcë të bardhë / Pjesa e dytë

23 Shtator 2019, 12:45

Receta e dytë: Qofte perimesh me salcë të bardhë

Përbërësit:

500g. patate

200g. kunguj të njomë

250g. karrotë

1 qepë e vogël

2 vezë

2 2/2 lgj miell

50g. kaçkavall i butë (në rende)

Kripë plus piper i zi

Vaj për skuqje

Salca

250g. gjizë

4-6 lgj qumësht

1-2 thelpi hudhër

Kopër plus qepë të njomë (bishtet)

Përgatitja:

-Përgatisim salcën në fillim duke rrahur gjizën me qumështin. Lahen dhe grihen hollë kopër dhe bishtat e qepëve dhe përzjehen bashkë plus 1 thelpi hudhër. Rregullojmë shijen me kripë plus piper nëse dëshironi dhe spec djegës.

-Të gjitha perimet i grijmë në rende nga pjesa më e trashë e rendes ndërsa qepën e grijmë në pjesën më të hollë.

-Vendosim në një tas dhe i pudrosim me miell plus vezë plus kripë plus piper plus djathë i përzjejmë të gjitha së bashku dhe formojmë qoftet.

-Ngrohim vajin dhe i skuqim gati për 5 minuta deri sa të marrin ngjyrë të artë.

-I shërbejmë me salcën e përgatitur.