Një martesë që po tentohej të mbyllej me divorc, ka përfunduar në tragjedi majin e kaluar në Elbasan. Liljana Buzo, 54-vjeçare, nënë të 3 fëmijëve u vra me kallashnikov nga bashkëshorti i saj, ish-efektiv i policisë, 58-vjeçari Koço Buzo, i përballur më herët me drejtësinë për dhunë në familje. Repor Tv ka siguruar pamjet që tregojnë momentet e fundit të jetës së Liljanës, sesi burri i saj me të cilin kishte 3 fëmijë, e ndoqi disa metra dhe në fund qëlloi në drejtim të saj shumë pranë Gjykatës së Elbasanit duke i ndërprerë jetën në mes.Në pamje duket qartë se si Koço Buzo, i vendosur për krimin që do të bënte, nuk heziton as nga fakti se viktima ishte në shoqërinë edhe të djalit të tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditën e 6 majit në afërsi të gjykatës së Elbasanit, pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre. 58-vjeçari nuk ishte paraqitur në seancë dhe po priste me një thikë dhe kallashnikov në dorë jashtë Gjykatës së Elbasanit. Bashkëshorti i saj Koço Buzo e goditi fillimisht me thikë dhe më pas e qëlloi 7 herë me kallashnikov pas shpine, duke e lënë të vdekur në vend. 54-vjeçarja sapo kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit, kur bashkëshorti, i cili po e priste jashtë, i është afruar dhe ka qëlluar fillimisht me thikë dhe më pas e ka qëlluar 7 herë me kallashnikov pas shpine. Sapo ka ndodhur ngjarja autori është neutralizuar nga personat në rrugë dhe policia duke e arrestuar. Plumbat kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, të dy jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre është me profesion avokat, teksa dita e tij e punës në gjykatë nuk shkoi si zakonisht por ende nuk dihej nëse ishte avokat i çështjes. Ai u plagos rastësisht me një plumb në dorë dhe po merr mjekim në spitalin e Elbasanit. Ndërhyrja në kohë e forcave të policisë bëri të mundur arrestimin e autorit. Në vendin e ngjarjes shihet arma e zjarrit kallashnikov tashmë e sekuestruar nga policia bashkë një thikë që 58-vjeçari Koço Buzo kishte me vete.
Report Tv siguron ekskluzivisht videon/ U vra nga bashkëshorti me 7 plumba kallashnikovi
Video të tjera
-
Shoqërimi i aktivistëve Goxhaj e Likaj, protestuesit shkojnë te Drejtoria e Policisë
4 Nëntor, 20:21 -
Flakët shuhen, pallati 5-katësh në Elbasan kthehet në rrënoja! Disa kate të shembura mbi njëri-tjetrin
4 Nëntor, 18:46 -
Pallati i djegur në Elbasan/ Në flakë dhe e shembur, Report Tv siguron pamjet e pjesës së pasme të ndërtesës
4 Nëntor, 17:13 -
E rëndë në Elbasan! Pallati përpihet nga flakët, shkatërrohet nga shpërthimi i fuqishëm! Ndërron jetë 82-vjeçarja, nuk gjendet një burrë, 10 banorë në spital (VIDEO)
4 Nëntor, 17:06 -
Çfarë shkruanin gazetat më 4 nëntor 1997/ Shqipëri-Serbi takim pas 50 vitesh,Nano shtrëngon duart me Millosheviç dhe i flet për Kosovën
4 Nëntor, 08:39 -
Pas marshimit drejt fakulteteve, një grup protestuesish mblidhen në sheshin 'Skënderbej'
3 Nëntor, 18:59 -
Policia shoqëron disa protestues te Ministria e Arsimit, rikthehet në normalitet qarkullimi i mjeteve
3 Nëntor, 18:58 -
Protestuesit marshojnë para selisë së PD, thirrje në kor: Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite
3 Nëntor, 16:23 -
'Diktator'- Studentët vendosin para Politeknikut 10 karrige me fotografi të protestuesve të lënduar
3 Nëntor, 11:02 -
Tragjike në Everest, përplasen dy helikopterë gjatë uljes! Ndërron jetë një turist, plagosen dy të tjerë
3 Nëntor, 10:03 -
Çfarë shkruanin gazetat më 3 nëntor 1998/ PS akuzon se Berisha po përgatit 100 terroristë në veri, SHIK-u zbulon skenarin e një tjetër 14 shtatori
3 Nëntor, 09:50 -
'Sa të kem jetë, dua pushtet'! Protestuesit djegin pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë
2 Nëntor, 19:17 -
Protesta te kryeministria, shoqërohen disa protestues
2 Nëntor, 18:24 -
Përfshihet nga flakët tarraca e një pallati në qendër të Shkodrës
2 Nëntor, 17:12 -
Sekondat e tmerrit, përplasja e frikshme që i mori jetën 67-vjeçares në Shkodër! Po ecte me qese në trotuar, tentoi t’i shmangej makinës (EMRAT)
2 Nëntor, 15:55 -
E nisi ters, Adea Pirdeni humbet fillin e fjalimit para Ramës, ja çfarë i tha kryeministri
2 Nëntor, 15:21 -
Çfarë shkruanin gazetat më 2 nëntor 1997/Ethet e takimit Nano-Millosheviç,kërkesa e parë për zhbllokimin e marrëveshjes së arsimit me Kosovën
2 Nëntor, 09:33 -
Lazerë dronit, momenti kur protestuesit e rrëzojnë
31 Tetor, 19:56 -
Protestueset ironizojnë me veshjet e policisë për Halloween: Maska më e frikshme
31 Tetor, 19:26 -
Protestuesit ‘lojëra’ te kryeministria, lazerë autobotit të ujit, i pasojnë gurë njëri-tjetrit
31 Tetor, 17:21