Rizoto me salçiçe nga zonja Vjollca

15 Janar, 10:49 | Përditesimi i fundit: 2021-01-15 11:42:30

Rizoto me salçiçe

Përbërësit:

280 gr oriz ( Për rizoto)

3-4 salçiçe të pagatuara

1/2  qepë mesatare

1 majë fara finoku

lëng mishi

pak vaj ulliri

kripë dhe piper të zi

60 gr krem djathi

kopër

Përgatitja:

Në një tigan të thellë ngrohim 3 lugë gjelle vaj ulliri, shtojmë në të qepën të prerë në kubikë të imët kaurdisim qpën për 3 minuta, shtojmë salçiçet të copëtuara, shtojmë 1 majë fara finoku dhe vazhdojmë përzierjen deri sa mishi të ndërrojë ngjyrë dhe qepa të jetë zbutur plotësisht. largojmë qepën dhe salçiçet nga tigani dhe I lëmë mënjanë.

Në po atë yndyrë kaurdisim orizin shtojmë lëng mishi deri sat ë mbulohet orizi dhe e përziejmë orizin ngadalë e lëmë atë deri sa të përthithë pak lëngun e mishit deri sa shohim që kokrra e orizit ësht hidratuar dhe bymuar pak atëherështojmë qepën me salçiçet që lëmë mënjëanë, kopër, 2 lugë gjelle vazhdojmë përzirjen, lëng mishit ë xnehtë e përziejmë deri sa orizi të jetë zjerë shtojmë 1 lugë gjelle krem djathie përziejmë dhe e shërbejmë duke e spërkatur me kopër dhe piper të zi. 

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha