Roma dhe Feyenoord nisma për promovimin e futbollit tek të vegjlit! Veliaj: Sporti, mënyra më e bukur për t’i bashkuar njerëzit

24 Maj 2022, 19:16

Në prag të finales së Conference League, ekipi i Romës dhe ai i Feyenoord, janë bërë bashkë në Tiranë, duke ndërmarrë një sërë nismash komunitare, që synojnë mbështetjen e njerëzve në nevojë dhe promovimin e sportit. Përfaqësues të dy ekipeve iu bashkuan Akademisë së Futbollit Tirana, për të shkëmbyer eksperiencën e tyre me kampionët e vegjël në fushat e Parkut të Liqenit Artificial.