Rrëfehet në ‘Pa Gjurmë’ i infektuari me HIV/AIDS: Infektova dhe tre ish-të dashurat e mia, tashmë jam izoluar nga bota e jashtme

1 Dhjetor 2021, 20:50

I riu shkodran kaloi një natë në Tiranë me një punonjëse seksi, kur pak kohë më pas do të ndjente edhe simptomat e para, këputje trupi dhe temperaturë të lartë. Të shkuarit në spital për të kryer një vizitë rutinë do t’ja kthente botën përmbys, kur pas analizave të bëra rezultoi pozitiv. Gjatë transmetimit live, në një lidhje telefonike me moderatoren Odeta Dume, 36-vjecari pati guximin ta thoshte se pa dijeninë e tij, ia ka transmetuar virusin edhe tre ish-dashurave në qytetin e Shkodrës, me të cilat ka patur lidhje intime.