Rrëqeth nëna e dhunuar: Vajza agjëron, s’ka bukë të çeli iftarin

12 Prill 2022, 18:55

Momente të dhimbshme gjatë rrëfimit në emisioni ’Pa Gjurmë’ të 41-vjeçares së dhunuar nga bashkëshorti, ndërsa ndalet tek të tjera episode ne jetë që i kanë shkaktuar jo pak drama. Dhuna për 22 vite me radhë nuk është e vetmja dhembje që ajo ka. Ka ndodhur me dhjetra herë që dhuna nga babai të mos kursejë as vajzat e vogla. Me ditë të tëra ai i ka kyçur brenda të trija, duke i lënë pa ushqim në banesë. Të gjitha paratë i shpenzon për alkool duke u zhdukur deri natën vonë. Me kthimin në banesë nis sërish i njëjti ritual, të dhunuara me bargun bosh. Nëna 41-vjecare rrëqerh me rrëfimin e saj teksa thotë se vajza e madhe agjeron, por nuk ka bukë të çeli iftarin. E zhytur në borxhe nëna nuk mundet dot t’ia dalë, ndaj bën apel për ndihmë.