Salçiçe në role brumi nga zonja Albana

29 Shkurt, 11:56

Salçiçe në role brumi

Përbërësit:

  • 1 pako salçiçe
  • 150 gr gjalpë
  • 2 të verdha veze dhe 1 e plotë
  • 1 gotë qumësht
  • 1 majë luge pluhur pjekës
  • Miell sa të marrë brumi
  • Pak kripë
  • Vezë për lyerje

Përgatitja:

Rrahim gjalpin, shtojmë vezët, kripën, qumështin dhe miell të përzier me pak pluhur pjekës. Zëmë një brumë të butë. Pasi të ngjeshet mirë, brumi tërhollohet dhe pritet në shirita 2 cm, nëse janë salçiçet e mëdha, kurse në trekëndësh nëse ato janë të vogla. Për këtë recetë mund të përdorim dhe një petë të gatshme nëse nuk kemi kohë për ta zënë brumin vetë. Salçiçet e paziera i mbështjellim me brumë dhe i radhitim në tepsi të lyer me pak yndyrë. I lyejmë me vezë dhe i vendosim të piqen në furrë me temperaturë mesatare.