Sallatë çezar nga zonja Albana

21 Shtator 2021, 10:39

Sallatë çezar

Përbërësit:

1 tufë sallatë jeshile

1 fetë bukë

1 gjoks pule

1 lgj misër

2 lgj vaj ulliri

2 lgj kos

1 lgj majonezë

½ lëng limoni

Kripë, piper

Djathë kaçkavall

Përgatitja:

Presim sallatën për së gjati dhe e vendosim në një sallatiere.

Bukën e presim në kubikë dhe e kalojmë në furrë ose në një tigan me pak vaj ulliri.

Fileton e pulës e tiganisim derisa të marrë ngjyrë të kuqerremtë, më pas e presim në kubikë. I vendosim kubikët e mishit të pulës dhe kubikët e bukës mbi sallatën jeshile, shtojmë misra të zjerë dhe djathë kaçkavall sipas preferencës.

Në një enë përziejmë kos, majonezë, vaj ulliri, lëng limoni, kripë, piper. E trazojmë mirë dhe marinojmë sallatën, të cilën e servirim menjëherë.