Sallatë me mollë dhe selino / Mollë të pjekura në furrë me salcë 'karamele Zana' nga Shef Altin Prenga

25 Janar 2022, 11:18 | Përditesimi i fundit: 2022-01-25 11:51:20

SALLATË ME MOLLË DHE SELINO

Përbërësit:

Disa mollë të vogla

Selino

Kackavall me trumzë

Arra

Ullinjë

Kripë, vaj ulliri, uthull molle

Përgatitja:

Marrim disa kokrra mollë, I qërojmë dhe I presi në copa të vogla, shtojmë selinon të cilën gjithashtu e presim në copa të vogla. Më pas hedhim ullinjtë dhe shtojmë kackavallin me trumzë të cilin e kemi prerë në copa, shtojmë kripë, pak vaj ulliri dhe një lugë të vogël me uthull molle. I përziejmë përbërësit sëbashku dhe është gati për tu servirur.

MOLLË TË PJEKURA NË FURRË ME SALCË ‘ KARAMELE ZANA’

Përbërësit

5-6 kokrra mollë

Pak gjalp

Sheqer pluhur

Salca ‘ karamele zana’

1 kg sheqer

Ajkë qumështi

Përgatitja

Marrim 5-6 kokrra mollë të mëdha, I heqim vetëm pjesën e brendshme, duke e lënë mollën të plotë e lyejmë me gjalp dhe I vendosim në furrë për tu pjekur përreth 30 minuta. Ndërkohë përgatisim salcën ‘ karamele zana’ ku në një tigan hedhim 1 kg sheqer, të cilin e shkrijmë në temperaturë të ngadaltë derisa masa të bëhet e lëngshme, në ëktë moment do të shtojmë ajkën e freksët të qumështit dhe do t’i përziejmë sëbashku derisa të krijohet një masë jo shumë e trashë. Pasi nxjerrim mollët nga furra, I mbushim me salcën dhe më pas I pudrosim me sheqerin pluhur dhe është gati për servirje.