‘Se dua nënën,do pres babain të dalë nga burgu’/Pa Gjurmë lidhet me të miturin e dhunuar,reagon nëna

16 Qershor 2021, 18:32

Një situatë dramatike u shenua pas emisionit “Pa Gjurme”, ku më 14 qershor, personazhi Bledar Biba u arrestua nga uniformat blu te qytetit te Lushnjes. 43- vjecari, sapo u largua nga ambientet e report tv dhe kishte mberritur ne banese mesohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj partneres së tij, dhe djalit të mitur M.B, 13 vjeç. Nga informacionet e uniformave blu, ku keto te fundit vune ne djeni edhe stafin e Pa Gjurme, Bledar Biba pasi ka ushtruar dhune, ka hedhur disa sende dhe orendi shtëpiake nga dritarja e banesës së tij që ndodhet në katin e 5-të të një pallati, duke shkaktuar dëme tek dy automjetet tip 'Benz' dhe 'Nisan" që ishin të parkuara poshtë pallatit. Arrestimi u be ne flagerance dhe Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Shkatërrimi i pronës"Ndërkohë nje dite më parë Bledar Biba së bashku me djalin e tij të mitur iu bashkuan studios së emisionit "Pa Gjurmë" për t'i bërë thirrje nënës së këtij të fundit që të mos e braktiste. Bledari ngriti një lum akuzash për ish bashkëshorten duke vënë në siklet moderatoren dhe juristen Nexhi Beqirin.Edhe i mituri u duk qartë që kishte ndikimin e babait, me imazhin e tij të fshehur ai iu drejtua nënës kështu:Një puntatë e vështirë për gjithë stafin e Pa gjurmë të cilët u detyruan ta mbyllnin më herët intervistën me Bledar Bibën, i cili theu cdo etikë të programit.