Tre vajza arbitre futbolli në studion e "Rreze Dielli": Emanuela Rusta, Erinda Kume dhe Egla Pjetrushaj.
Dikur, vetëm meshkujt, ndërsa tashmë historinë e arbitrimit shqiptar në Europë po e shkruajnë edhe femrat. Vajzat arbitre në futboll rrëfejnë për profesionin e tyre dhe sesi e morën vendimin për të veshur uniformën. Çertifikimi nga FIFA, emocionet dhe vështirësitë e të dominuarit në një fushë mashkullore.