Sëmundja i deformon trupin, 33-vjeçarja:S’mundem më, nuk dua të lë fëmijët jetim

14 Qershor 2021, 21:24

Pamundësia për të kryer operacionin që i nevojitet po i merr jetën cdo ditë e më shumë kësaj 33-vjecareje. Nexhmie Gilani nga Lezha është diagnostikuar me sëmundjen e "Spondilit Ankilozant " 11 vite më parë, e cila i ka deformuar shtyllën kurrizore. Nënës së 3 fëmijivë i duhet që të kryejë dy ndërhyrje, njërën në këmbën e djathë dhe tjetrën në shtyllën kurrizore, të cilat kanë një kosto prej 32 mijë e 800 euro. Për familjen Gilani kjo është një kosto shumë e madhe që nuk mund ta përballojnë dot, prandaj ato kërkojnë ndihmën e emisionit ' Pa Gjurmë' si shpresën e tyre të vetme. Mine Duka, Nëna e Nexhmies, rrëfen se kjo e fundit ka tentuar edhe të vetvritet nga dhimbjet e shumta që ndjen prej sëmundjes. ‘Unë kërkoj nga ju që të ma ndihmoni vajzën, nuk e përballojmë dot me lekët se skemi jemi dhe të varfër. Ajo do bëj dy operacione, si fillim këmbën pastaj edhe të shtyllës kurrizore, por nuk e përballojmë dot,që vajza të eci lirshëm. E marrin fëmijët përdore që të eci të shkojë të kryejë nevojat e veta. Dua të më ndihmoni të kryejë operacionin vajza sepse doktorrët i kanë thënë se duhet bërë sa më shpejt përndryshe asaj do t'i hy përbrënda tek organet e brëndshmë. Do i iki jeta vetëm pse nuk kemi lekët ne.’ Nexhmia, 33-vjecarja e sëmurë kujton momentin sesi iu shfaqën shënjat e para. Ajo gjithashtu shprehet se ndërkohë që vitet ikin, sëmundja po e mundon cdo ditë e më shumë. ‘Jam diagnostikuar me Spondilit Ankilozant. Gjithcka filloi 11 vite më parë, pasi linda djalin e tretë, 8 muaj më pas fillova të kisha dhimbje dhe shpina filloi të deformohej. Vitet po ikin dhe unë po ndjej lodhje cdo ditë e më shumë. Jam 33 vjec. Është shumë e vështirë për të lëvizur më ndihmojnë fëmijët. Kam dhimbje gjatë gjithë kohës. Marr qetsuse. Zgjidhja e vetme është ndërhyrja që më lejon të lëviz lirshëm. Kërkoj ndihmën e gjithë shqiptarëve të kryej operacionin që të eci edhe unë si gjithë të tjerët.’