Sfoljatë me kungull dhe mozzarela nga zonja Vjollca

26 Korrik 2021, 17:20

Sfoljatë me kungull dhe mozzarela

1 pite sfoljate ( rrumbullaket)

500 gr kungull te njome (3-4)

300 gr mozzarela

3 veze 3 lugë gjelle parmixhan

1 thelpi hudher Kripe dhe piper I zi

Vaj ulliri

Lajmë, pastrojmë kungujt dhe i presim ato shumë hollë në feta të rrumbullakta. Në një tigan të thellë ngrohim 3 luge gjelle vaj ulliri , shtojmë në të 1 thelpi hudher dhe sa fillon hudhra të cingërojë shtojmë kungujt , kripe , piper të zi dhe i kaurdisim kungujt për 5 min deri sa të arrijn volumin e tyre. Në një tepsi me diameter 26 cm . Vendosim një letër pjekje e mbi të petën sfoljatë dhe pasi të kemi shpuar me pirun bazës e petës shtojmë në të ½ e kungujve e nivelojmë mirë dhe e mbulojmë me feta mozzarela , mbi djathë shtojmë kungujt e mbetur dhe përsëri i nivelojmë mire. Në një tas vendosim 2 vezë të plota dhe parmixhan të grirë i përziejm mire dhe shpëndajmë mbi sipërfaqen me kungull. E vendosim në furrë të parangrohur me temp 180 gradë për 45 min.