Shahu dhe politika, Shalsi: Përballë kemi një opozitë që maksimumi me zara kanë luajtur!

27 Nëntor 2023, 19:46

Të paralelizosh politikën shqiptare me shahun është jashtë realitetit. Të them të drejtën shumica e politikanëve edhe ato që kanë afatgjatë edhe personi që përmendet shpeshherë janë veshur me një aureolë. Ju për shembull u veshët me aureolën e shahistit. U shkon më shumë një lojë tjetër sesa një lojë intelektuale që ka brenda dhe shkencën. S’mund ta perifrazojmë politikën shqiptare si lojë shahu. Loja e shahut ka rregulla të mirëpërcaktuara. Duhet të jesh i përgjegjshëm për çdo lëvizje. Duhet ta dish për çfarë shërben kjo lëvizje. Ndonjëherë duhet të sakrifikosh dhe figura të rëndësishme që të arrish objektivin madhor. Që të mundësh kundërshtarin ti duhet të bëhesh kundërshtari thotë një shprehje. Politika shqiptare nuk ka qenë mjaftueshëm e mençur që ta mendonte si një lojë shahu. Sa më shumë politikanët do të kuptonin shahun aq më e mirë do ketë qenë politika.”