Shalqini ‘iu ngel në derë’, fermeri: Kam hedhur kursimet e një jetë, do iki në emigrim sërish

6 Korrik 2022, 13:57 | Përditesimi i fundit: 2022-07-06 13:57:24

Mungesa e tregut për shalqinin është një ndër problematikat që shoqëron fermerët këtë periudhë.  Fermeri Qamil Lamllari nga Lushnja tha në “Rreze Dielli” se ka investuar të gjitha kursimet e një jete të fituara  në emigrim për kultivimin e shalqinit ndërsa nuk ka gjetur as treg dhe as subvencione nga qeveria.