SHEGA, lëngu, lëkura apo farat? 7 përfitime shëndetësore që nuk i dinit

14 Tetor, 14:42 | Përditesimi: 14 Tetor, 14:42

Vjeshta vjen me një pasuri frutash plot ngjyra dhe vlera ushqyese, ndër të cilat shega zë një vend të veçantë. E njohur për kokrrat e saj të kuqe dhe përmbajtjen e pasur me antioksidantë, shega konsiderohet një frut që mund të kontribuojë në një ushqyerje të shëndetshme. Por çfarë ndodh realisht në organizmin tonë kur e konsumojmë? Cilat janë vlerat ushqyese të saj dhe çfarë përfitimesh mund të kemi nga përfshirja e saj në dietën e përditshme? Po lëngu i shegës, a ka të njëjtat vlera si kokrrat e plota? Çfarë humbasim gjatë shtrydhjes së saj dhe cili është ndryshimi për sa i përket fibrave, sheqernave dhe përthithjes së lëndëve ushqyese? Për të kuptuar më mirë vetitë e këtij fruti të stinës dhe mënyrën më të mirë për ta konsumuar, flasim në “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike.

MC/Shqiptarja.com