Shkodrani e ka ndarë mendjen: Votoj për atë që kandidon për herë të parë, ai le të më mashtrojë

30 Mars 2021, 10:26

A e keni ndarë mendjen se për kë do të votoni në 25 prill? Kjo ishte tema që u diskutua mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zotëri nga Shkodra bëri thirrje që qytetarët të votojnë ndërsa ai vet do votonte për atë që kandidon për herë të parë: Të paktën ai le të më mashtrojë e mbylli ai komunikimin.