Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Kreu i Dhomës së avokatisë Vlorë: Qytetarët do kenë më pak akses në drejtësi, më shumë kosto për ta

1 Shkurt 2023, 09:29

Kreu i Dhomës së Avokatisë së Vlorës, Durim Bajramaj ka folur në Report Tv për hartën e re gjyqësore që futet sot në fuqi. Në emisionin ‘Shtypi i Ditës dhe Ju' me gazetarin Andi Kapxhiu, avokati Duraj tha se me shkrirjen e gjykatave të Apelit qytetarët do kenë më pak akses në drejtësi, ndërsa kostot e tyre do të shtohen.