Një i ri rezulton i zhdukur për familjarët që prej datës 4 tetor të këtij viti. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Jozef Ndoci lindur në Velipojë. Jozefi kishte vendosur të nisej me mikun e tij, drejt Spanjës dhe më pas do të shkonin në Amerikë, me shpresën se do të fillonin një jetë të re. Vëllezërit e tij rrëfejnë se kishin komunikim të përditshëm me Jozefin dhe ai i lajmëronte për cdogjë, madje herë pas here u niste dhe vendodhjen e tij.